INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13-vjeçarja u qëllua me armë zjarri. Dyshohet se autore e vrasjes është nëna

13-vjeçarja u qëllua me armë zjarri. Dyshohet se autore e vrasjes është nëna

Publikuar më: 09:48 12-10-2018

Familjarët e 13-vjeçares që ndërroi jetë në spital rrethana të paqarta deklarojnë se vajza është vrarë me armë zjarri. Kasandra Brahja banuese në zonën e Babrrusë në Tiranë u dërgua në urgjencë mbrëmjen e djeshme ku dhe ndërroi jetë. Sipas dëshmive të familjarëve të saj, në shtëpi në momentin kur ka ndodhur vrasja kanë qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij, të cilët janë shurdhmemecë, dhe kjo ka vështirësuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ajo u gjet e shtrirë në divan nga babai i saj. Ai e ka marrë vajzën dhe e ka dërguar ne QSUT. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ndërsa dyshimet e Policisë janë se vajza mund të jetë vrarë nga nëna e saj, e cila nuk gjendej në banesë në momentin kur trupi është gjetur nga babai. Policia ka marrë menjëherë në pyetje babanë e vajzës, shtetasin Xhevat Brahja, për ta pyetur për rrethanat e ngjarjes. Babai tregon se vajzën e ka gjetur të shtrirë në divan, dhe e ka çuar në QSUT . Disa orë më vonë, Policia ka gjetur dhe shoqëruar nënën e viktimës në Komisariatin nr. 4 ku i janë marrë deklarime gjithashtu. Mësohet se nëna e vajzës ka mohuar në fillim vrasjen, por alibitë e saj se ku ndodhej në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk kanë qenë aspak bindëse. Policia dyshon se vajza mund të jetë vrarë nga nëna, ndaj edhe ka vendosur shoqërimin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0053708553314209