INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 vjedhje për 6 muaj, arrestohen tre të rinj

13 vjedhje për 6 muaj, arrestohen tre të rinj

Publikuar më: 10:18 21-06-2017

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policis pasi akuzohen se kanë kryer 13 vjedhje përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti.
Në një njoftim për shtyp policia deklaronë se të arrestuari jane
1-vjeçari Arbër Arifaj, 28-vjeçari Ndriçim Koka dhe 22-vjeçari Olsian Çiku, të tre banues në Tiranë, dy të fundit të dënuar më parë respektivisht për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni "Fillim Vere"

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë
Në pranga tre shtetas
Më datë 20.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve:
- Arbër Arifaj, 31 vjeç, banues në Tiranë
- Ndriçim Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Armëmbajtje pa leje
- Olsian Çiku, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.
Në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1, 3, 4 dhe 6, për këta shtetas është arritur të dokumentohet me fakte dhe prova ligjore se janë autorët e dyshuar të vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku më saktësisht.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2

Më datë 18.06.2017, në rrugën "Preng Jakova", kanë vjedhur banesën e shtetasit O. K., ku kanë marrë 450 euro dhe disa bizhuteri.
Më datë 25.05.2017, në rrugën "Artan Lenja", kanë vjedhur banesën e shtetasit H. J., ku kanë marrë disa bizhuteri.
Më datë 06.04.2017, në Bulevardin "Gjergj Fishta", kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., ku kanë marrë një laptop "Acer", një tabletë "Lenovo" dhe 200 euro.
Më datë 25.02.2017, në rrugën "Medar Shtylla", kanë vjedhur banesën e shtetasit R. D., ku kanë marrë 10.000 lekë të reja.
Më datë 23.02.2017, në rrugën "Ymer Kurti", kanë vjedhur banesën e shtetasit H. Gj., ku kanë marrë disa pajisje elektronike.
Më datë 22.02.2017, në rrugën "Muhamet Gjollesha", kanë vjedhur banesën e shtetasit L. L., ku kanë marrë 200 dollar dhe 8.000 lekë të reja.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1

Më datë 05.06.2017, në rrugën "Pasho Hysa", kanë vjedhur banesën e shtetasit A. T., ku kanë marrë 1.000 Euro.
Më datë 25.06.2017, në rrugën "Idriz Dollaku", kanë vjedhur banesën e shtetasit R. Sh., ku kanë marrë disa bizhuteri.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3

Më datë 20.06.2017, në rrugën "Vangjel Noti", kanë vjedhur banesën e shtetasit F. Sh., ku kanë marrë10.000 lekë, një orë dore dhe një parfum.
Më datë 18.06.2017, në rrugën "Karl Gega", kanë vjedhur banesën e shtetasit A. N., ku kanë marrë një sasi shume monetare në valuta të ndryshme.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4

Më datë 27.03.2017, në rrugën "Hoxha Tahsim", kanë vjedhur dyqanin e një kompanie telefonike , ku kanë marrë 350.000 Lekë të reja dhe disa aparate telefonik.
Më datë 16.03.2017, në rrugën "Xhanfize Keko", kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. M., ku kanë marrë 5.000 lekë, disa bizhuteri dhe një kasafortë boshe.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6

Më datë 22.03.2017, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë 50.000 Lekë të reja.


Këta shtetas i kryenin vjedhjet duke thyer bravat e dyerve dhe më pas hynin në banesë ku merrnin sendet me vlerë. Pasi kryenin vjedhjet ata i linin sendet në afërsi të liqenit të Kasharit, ku dhe janë gjetur disa nga paketimet e bizhuterive ty dyshuara të vjedhura nga këta shtetas.

Gjithashtu në momentin e arrestimit shtetasit Ndriçim Koka, i është gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 11.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim , më shumë se një herë dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 134/2 dhe 283 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0021800994873047