INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1300 kontenierë me plehra në Shqipëri? Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

1300 kontenierë me plehra në Shqipëri? Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Publikuar më: 18:24 01-03-2017

“Pianeta Italia” ka lëshuar alarmin ditën e djeshme se 1300 kontenierë me mbetje urbane të nisura nga Italia me destinacion Maqedoninë janë zhdukur dhe mund të kenë përfunduar në Shqipëri. Sipas kësaj media italiane, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato maqedonase po zhvillojnë një hetim mbi çështjen, e cila duket mjaft delikate.

Mirëpo pas këtij lajmi, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me anë të në njoftimi drejtuar mediave ku thuhet se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore ‘Qafë Thanë’, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë, kryesisht produkte ushqimore.

DEKLARATA E DOGANAVE

Lidhur me artikujt e publikuar gjatë dy ditëve të fundit në media, per tranzitin ndërkombëtar nga Shqipëria, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon opinionin publik se: Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë. Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare kanë qenë mallra kryesisht ushqimore. Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka patur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë cështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim zyrtar prejt tyre.

Faleminderit.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885