Anija turke TCG Bayraktar(L-402) do të qëndrojë në Durrës deri më datë 18 korrik, ndërsa pritet të vizitohet nga zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale.
Në Shqipëri ka mbërritur anija ushtarake turke e cila do të qëndrojë disa ditë në Portin e Durrësit, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija TCG Bayraktar (L-402) ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës, ndërsa ekuipazhi i saj është pritur nga atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë.
Anija turke do të qëndrojë në Durrës deri më datë 18 korrik.
Ekuipazhi i anijes TCG Bayraktar, e cila ka një gjatësi rreth 139 metra, është rreth 400 persona përfshirë edhe studentë të Akademisë Detare Turke nga disa vende.
Një nga qëllimet e ardhjes së anijes përveç edhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, është që t’u jepet mundësia studentëve të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes vizitave në port në lidhje me lundrimin, manovrimin taktik dhe shuarjen e zjarreve.