INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 anë të psikologjisë, që ju ndihmojnë shumë në këto situata të përditshme

14 anë të psikologjisë, që ju ndihmojnë shumë në këto situata të përditshme

Publikuar më: 13:04 13-06-2017

Ja 14 fakte të psikologjisë, që do të shërbejnë si shkopi juaj magjik, në këto situata marrëdhëniesh shoqërore.

Gjykoni kontaktin me sy, për të parë sa të angazhuar janë njerëzit

Kontakti me sy për 60% të një bisede do të thotë që ata janë të mërzitur, 80% që ata janë të tërhequr prej jush dhe 100% që ata mund të jenë duke ju kërcënuar.

Me një buzëqeshje, bëjeni pamjen tuaj më pozitive

Kur buzëqeshni, edhe kot, angazhimi i muskujve të fytyrës që shoqërohen me lumturinë do të dërgojnë sinjale pozitiviteti në mendjen tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Njerëzit mbajnë mend gjënë e parë dhe të fundit që ju bëni

Efekti i pozicionimit serial shpjegon që ne kemi prirjen të mbajmë mend gjëra në një listë, dhe e para dhe e fundit gjithmonë mbahen mend më mirë si dhe ndikojnë në perceptimin tonë për pjesën tjetër të tyre. Kështu, një fillim dhe një fund për t’u mbajtur mend do të rrisin shumë kujtesën poitive për ju.

Kërkojuni njerëzve një favor të vockël, që të priren t’ju bëjnë një më të madh

Eshtë efekti Benjamin Franklin. Nëse i kërkoni dikujt një favor të vogël e pa pasojë, kjo i bën ata që t’ju pëlqejnë më shumë dhe t’ju japin një gjë më të madhe më vonë.

Doni të hiqni atë këngë nga mendja? Dëgjojeni të gjithën

Efekti Zeigarnik thotë që truri ka prirjen të shkojë pas tek aktivitete të paplota apo të ndërprera. Kështu që dëgjojeni të gjithë këngën një herë, dhe do ju ikë nga koka.

Gjatë të qeshurës në grup, njeriu ka besim tek personi që sheh në sy

Kur në një grup shpërthen e qeshura, vini re që aktiviteti i syrit zbulon që, njeriu sheh instiktivisht nga personat të cilëve u beson më shumë.

Vini re këmbët, për të kuptuar sa të mirëpritur jeni në një bisedë

Shihni këmbët, jo fytyrat, kur afroheni në një bisedë që ka nisur tashmë. Nëse ju presin me këmbët drejtuar larg jush, do të thotë që po i ndërprisni, por nëse i kthejnë nga ju, atëherë jeni të mirëpritur.

Përdorni heshtjen për të nxjerrë më shumë informacion

Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e dikujt, një kombinim i heshtjes dhe kontaktit të pandërprerë me sy i bën njerëzit të prirur që të zbulojnë më shumë.

Nëse një shaka nuk ju pëlqen…

Nëse dikush bën një shaka që ju e konsideroni aspak të hijshme, kërkoni që ta përsërisë, duke thënë, më fal se nuk e kuptova. Nuk ka asgjë më të keqe se një shaka e përsëritur, pasi do të jetë shumë më pak e efektshme.

Në debate qëndroni në krah të kundërshtarit dhe jo përballë

Në një debat të ndezur, ndërro pozicionin dhe qëndro në krah e jo përballë personit që po debaton. Kjo do e zbusë shfaqjen tuaj si rrezik dhe do të qetësojë një debat të acaruar.

Pamjet e syve, në mënyrë të pandërgjegjshme na bëjnë më etikë

Eshtë vënë re se njerëzit sillen me më shumë etikë në prani të pamjeve të syve në një dhomë, pasi në mënyrë të pandërgjegjshme kjo i bën të ndihen sikur po i vështrojnë.

Sikletose dhe mërzite një debatues të zemëruar, duke qëndruar qetë

Kur ke të bësh me një person të acaruar, nëse shfaqesh në kontroll të emocioneve dhe rri qetë, kjo do e mërzisë më shumë dhe më pas do e fusë në siklet.

Adrenalina është celësi për forcimin e një marrëdhënie të re

Një film horror apo një xhiro me lojëra ekstreme lëshon adrenalinë, që shoqërohet me ndjenja të forta pozitive. Më pas, mendja në mënyrë të pavetëdijshme e lidh këtë pozitivitet me personin që ndodhej pranë jush në ato momente.

Lutjet bëjani personave jo grupeve

Efekti i spektatorit thotë që njerëzit kanë prirje të injorojnë lutjet që marrin si pjesë e grupit, pasi nuk ndihen përgjegjës personalisht. Nëse u qaseni direkt, do të merrni përgjigje më pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645