INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 arsye pse të tjerët largohen nga ju

14 arsye pse të tjerët largohen nga ju

Publikuar më: 12:37 12-06-2017

Mardhënia e mirë me njerëzit që na rrethojnë është thelbësore për një mirëqënie shpirtërore dhe realizim social.

Por nëse ke filluar të vësh re se miqtë shpesh largohen nga ty, atëherë në këtë artikull po ju përmendim arsyet kryeseore që e shkaktojnë këtë situatë dhe këshilla se si ti bësh njerëzit për vete.

1. Përdorni shpesh fjalën “Unë”
Përdorimi i tepruar i fjalës “Unë” tregon egoizëm prandaj mundohu të intresohesh edhe për problemet e të tjerëve e të mos flasësh tërë kohës vetëm për veten.

2. E ndërprisni vazhdimisht fjalën e të tjerëve
Askujt nuk i pëlqen ta ndërpresin teksa është duke folur. Prandaj nëse dëshiron të të dëgjojnë, mëso të dëgjosh edhe ti të tjerët e ti këshillosh ata kur kërkohet ndihma jote.

3. Nuk ju përgjigjeni thirrjeve apo mesazheve
Nëse dikush të merr në telefon apo të shkruan një mesazh dhe ti nuk përgjigjesh apo përgjigjesh me shumë vonesë, kjo tregonë indiferencë. Prandaj nëse dëshiron që të tjerët të të respektojnë, trego kujdes dhe përgjigjju atyre në kohë.

4. I zmadhoni shumë cilësitë apo fitoret tuaja
Zmadhimi i vlerave të vetes është shenjë e njerëzve egoistë dhe nëse ti e bën këtë gjë gjatë gjithë kohës, personat përballë do të ndihen inferiorë e do të duan të largohen. Do të jetë më mirë që vlerat e tua ti thkesojnë të tjerët, e jo ti vet.

5. Flisni me ton jo normal
Nëse flet me zë shumë të lartë apo me zë shumë të ulët, kjo gjë nuk ju pëlqen njerëzve. Prandaj mësohu të flasësh me ton normal si bashkëbiseduesit e tu.

6. Nuk i shikoni njerëzit në sy
Shikimi i bashkëbiseduesit në sy tregon sinqeritet, respekt dhe përkushtim ndaj bisedës. Nëse e eviton zakonisht vështrimin në sy gjatë bisedës, mundohu ta korrigjosh.

7. Përdorni parfum të rëndë
Nuk është aspak e këndshme kur shoqërohesh me dikë që përdor parfum të rëndë. Prandaj mundohu të përdorësh parfum më të lehtë në mënyrë që mos ti krijosh situatë të pakëndshme perosnit që ke afër.

8. Nuk e mbani fjalën e dhënë
Askush nuk do donte në rrethin e vet miqësor apo familjar njerëz të cilëve nuk mund tju besojnë pasi ata nuk e mbajnë fjalën e dhënë. Nëse ke vepruar më parë në mënyrë të tillë, atëherë mundohu ta korrigjosh e të krijosh besim te njërëzit.

9. Merreni me thashetheme
Nëse deri tani ke menduar se të tjerët do të të duan pasi ju jep atyre “lajmet”më të fundit, gabohesh. Në përgjithësi njerëzit ju tremben tipave qe merren me thashetheme pasi mendojnë se një ditë do të bien vet viktimë e këtyre llafeve e do të ngurrojnë të flasin me ty lirisht për problemet apo ndjenjat e tyre.

10. Jeni kopracë
E kush i do kopracët në rrethin e tyre? Nëse deri tani je mësuar që të paguajnë gjithnjë të tjerët për ty, fillo të paguash edhe ti për të tjerët pasi solidariteti dhe bujaria janë të rëndësishmë për marrdhëniet e ngushta mes njerëzve.

11. Harroni ditëlindjet
Mos harro të urosh njerëzit që i do pranë vetes për ditelindjen e tyre, pasi është shumë e rëndësishme. Nëse harron, të tjerët do të kujtojnë se ata për ty nuk kanë rëndësi dhe do të largohen.

12. Tregoheni pa takt
Pavarësisht nëse je e sinqertë, takti në komunikim është i rëndësishëm. Mësohu ti thuash gjërat në një mënyrë të tillë që mos ti lëndosh të tjerët.

13. Nuk tregoni kujdes për paraqitjen tuaj dhe ambjentin përreth
Askush nuk i do njerëzit që nuk vishen siç duhet apo që e mbajnë rrëmujë shtëpinë apo zyrën e tyre. Prandaj, nëse nuk dëshiron që të të shmangin, trego kujdesin e duhur ndaj ambjentit përreth dhe ndaj paraqitjes tënde.

14. Jepni mendim për çdo gjë
Është e tepruar të japësh këshilla dhe mendime për çdo gjë, pavarësisht nëse nuk kërkohet mendimi yt. Mësohu të jesh më e rezervuar dhe mos jep ide edhe për gjërat që nuk ke njohuri apo në rastet ku nuk kërkohet këshilla jote.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941