INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 gola në ndeshjet e Champions League, fitojnë Manchester City dhe Atletico Madrid [VIDEO]

14 gola në ndeshjet e Champions League, fitojnë Manchester City dhe Atletico Madrid [VIDEO]

Publikuar më: 23:20 21-02-2017

Një mbrëmje e çmendur sonte në Champions League.

Janë luajtur dy ndeshjet e rradhës të vlefshme për fazën e të 16-tave të këtij kompeticioni dhe janë shënuar plot 14 gola. Një ndër ndeshjet më të bukura që kemi parë në Champion, jo vetëm për numrin e golave por edhe për ndryshimin e herë pas hershëm të rezultatit, ishte Manchester City kundër Monako. Të besuarit e Guardiolës, arritën të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë 5-3 përballë Monakos.  Manchester City edhe pse ishte duke humbur 2-3 në fund arriti të shënojë 3 gola të shpejtë, që me siguri do ta ndihmojnë në kualifikimin e mëtejshëm të Ligës së Kampioneve.

Sergio Aguero për Manchester City-n dhe Radamel Falcao për Monaco-n ishin magjistarët e mbrëmjes, duke shënuar nga dy gola secili.

Ndërkohë Bayern Leverkusen ka humbur në shtëpinë e saj përballë Atletiko Madrid me rezultatin 2-4. Me këtë rezultat, spanjollët janë thuajse të kualitfikuar, edhe pse mbetet për tu luajtur ndeshja e kthimit.

Skuadra mysafire e nisi më mirë sfidën duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të me anë të Saul Niguez, dhe 7 minuta më vonë ishte Griezmann që dyfishoi rezultatin. Pak pas fillimit të pjesës së dytë, gjermanë ngushtuan rezultatin me golin e Karim Bellarabi, mirëpo shpresat e tyre zgjatën pak pasi Kevin Gameiro shënoi dhe golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Leverkusen u gjend për herë të dytë pranë barazimit, pas autogolit të Stefan Savic.

Por Atletico tregoi shpejt se është e vendosur të ecë më tej në Champions Leage, dhe në një farë mënyre e mbylli këtë sfidë me golin e 4 të Fernando Torres. Ndeshja e kthimit luhet në Vincente Calderon pas dy javësh.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549