INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 mijë bimë cannabis, 140 kg mariuanë dhe armë në Skrapar, arrestohen 11 persona

14 mijë bimë cannabis, 140 kg mariuanë dhe armë në Skrapar, arrestohen 11 persona

Publikuar më: 08:41 26-08-2016

11 persona janë vënë në pranga nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në një operacion anticannabis të kryer në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë asgjësuar mbi 14 mijë rrënjë cannabis sattiva, ndërsa në kasollet e ngritura në këto parcela janë sekuestruar 140 kg lënë narkotike marijuanë.
Ndërkohë si radhë herë gjatë këtyre aksioneve, policia ka mundur që të identifikojë e arrestojë 11 persona. Sipas uniformave blu, arrestimi i 11 personave u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sattiva në parcela të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
“Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagranëcë 11 shtetasit, pas një pune të mirëorganizuar prej një muaj nga shërbimet e policisë, konkretisht:
1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenë,
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.
Sipas uniformave blu, bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar. Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 140 kg lëndë narkotike marijuanë,
• si dhe dy armë zjarri të lojit automatik, AK-47.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268