INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 përdorimet e dobishme të sodës së bukës

14 përdorimet e dobishme të sodës së bukës

Publikuar më: 18:23 14-05-2017

Soda e bukës nuk është vetëm për të pjekur.

Kurseni para duke mësuar mënyra alternative se si dhe ku mund ta përdorni sodën e bukës në shtëpi, nga higjiena personale e deri tek pastrimi i shtëpisë.

Ja alternativat për përdorimin e bikarbonatit të sodiumit:

  1. Nuk jeni të sigurt se çfarë e shkakton erën e pakëndshme në frigorifer? Vendosni një kuti të hapur me pak sodë brenda tek dera e frigoriferit. Produkti do përthithë të gjithë aromën e pakëndshme gjatë kohës që ju kërkoni shkakun e vërtetë.
  2. Trajtim pedikyri. Nëse nuk arrini të përballoni një trajtim për këmbët tuaja në sallonet e bukurisë, krijoni një të tillë vetë në kushtet e shtëpisë. Hidhni sodë në ujë të ngrohtë. Është mënyrë e njohur edhe për kurimin e këmbëve të atletëve, gjithashtu edhe një zgjidhje e lehtë për kurimin e kallove në këmbë.
  3. Zjarrfikëse. Mbani një kuti me sodë gjithmonë pranë sobës tuaj. Në momentin e parë që do jeni në rrezikun e një zjarri të mundshëm, thjesht hidhni sodë përsipër dhe ja ku shpëtuat!
  4. Pastrues tapeti. Pak minuta përpara se të pastroni me fshesën me korent , shpërndani pak sodë në tapet dhe lëreni ashtu për pak minuta. Pasi të pastroni, tapeti do të jetë i pastër dhe me aromë freskie.
  5. Pastë dhëmbësh. Është e çuditshme në fakt të përdorësh të njëjtin produkt si për tapetin ashtu edhe për dhëmbët, por na besoni, është një opsion i mirë. Kur ju ka mbaruar pasta e dhëmbëve, sigurisht që keni sodën e bukës! Miksoni pluhurin me pak ujë dhe pastroni dhëmbët ashtu siç bëni zakonisht.
  6. Pastroni lavamanin. Nëse lavamani i’u është bllokuar dhe produktet larëse nuk bëjnë më punë, hidhni sodë në të gjithë lavamanin dhe do shkëlqejë si kristal.
  7. Keni përzierje dhe nuk ndiheni mirë? Soda bën mrekulli. Miksoni një lugë sodë me ujë të ngrohtë dhe mund të merrni frymë lirisht.
  8. Skrab (scrub) në kuzhinë. Nëse keni tiganë që ngjisin, provoni ti lani me pak sodë. Do largojë yndyrën dhe ç papastërti tjetër.
  9. Këpucët. Këpucët që vishni çdo ditë në punë nuk janë dhe aq “fresh” sa do të donit? Vendosni pak sodë në to e cila do përthithë aromën e pakëndshme. Shkundini përpara se t’i vishni.
  10. Aromë freskie. Nëse ju ka mbaruar antidjersa, mos u panikosni. Mjafton të vendosni pak sodë e cila bën mrekulli ne eleminimin  e aromave dhe lagështirës.
  11. Nëse doni t’i shtoni jetëgjatësinë luleve tuaj, shtoni pak sodë në vazon me ujë dhe do i japë freskinë e munguar.
  12. Pas djegies. Nëse keni ndenjur shumë gjatë duke marrë rreze dielli, për të qetësuar dhimbjet e pasdjegies krijoni një pastë me ujë dhe sodë dhe përdoreni në formë paste duke u lyer në vendet problematike.
  13. Shtoni bardhësinë dhe pastërtinë rrobave tuaja duke shtuar në lavatriçe 2 lugë gjelle sodë bashkë me ilaçin e zakonshëm të rrobave.
  14. Flokët. Shampo + sodë është formula më e re për flokë pa yndyrë dhe të shkëlqyeshëm.
Article Logic
Execution time: 0.0036702156066895