INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit!

14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit!

Publikuar më: 12:30 07-06-2020

Janë konfirmuar 14 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në këtë mënyrë numrin total të të infektuarve në vendin tonë në 1246.

Rastet pozitive janë regjistruar: 10 në Tiranë, 2 në Shkodër, 1 në Durrës dhe 1 në Krujë.


“Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19”, është shprehur Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është rritur numri i rasteve të shtruara në Spitalin Infektiv, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë përfunduar në spital 13 të infektuar.

Aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

Në njoftimin e MSH, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

COVID-19 – Statistika:

Testime totale 18290

Testime molekulare 16255

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1246

Raste të shëruara 938

Raste Aktive 274

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë 187

Krujë 24

Shkodër 19

Kamëz 14

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 6

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221