INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë sipas një blogeri suedez

15 arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë sipas një blogeri suedez

Publikuar më: 11:46 05-05-2017

"Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë!"


 "Unë e vizitova atë vitin e shkuar dhe u dashurova pas saj. Është një nga vendet e mia të preferuar deri më tani, dhe këtu janë 15 arsyet pse të gjithë duhet të vizitojë Shqipërinë në vitin 2017!", ka shkruar blogeri Alexander Waltner.

Sipas tij, Shqipëria është ende një vend relativisht i pashkelur, ndërsa njerëzit i përshkruan si mjaft miqësorë, të cilët sicc thotë ai, edhe nëse nuk dinë një gjuhë të huaj për të komunikuar me ju, ata dinë të komunikojnë e ju udhëheqin mjaft mirë përmes buzëqeshjes.

"Kam vizituar mbi 40 vende dhe shqiptarët janë njerëzit më miqësorë që kam takuar", shprehet Waltner .

"Ka diçka që i përshtatet të gjithëve. Nëse ju preferoni gjiret ranore, plazhet me guralecë, plazhet e izoluar apo të gjallë. Shqipëria i ka të gjithë", thotë ai.

Ksamil-i-Albanien.jpg

Ndër arsyet se pse duhet patjetër të vizitoni Shqipërinë, Waltner, rendit edhe çmimet e lira.

"Kur ju vizitoni Shqipërinë, ju mund të mburreni pasi çmimet janë të paktën sa gjysma e çmimeve në pjesën tjetër të Evropës", shkruan blogeri.

Ndërsa sipas Waltner, në qoftë se arsyet e mësipërme nuk ishin të mjaftueshme, unë mund t’ju them se ka plot perla të pazbuluara nëse ju do të shkelni në rrugë të parrahura. "Vetëm 15 minuta me makinë nga Ksamili kemi gjetur një gji të bukur me ujë.

strand-i-ksamil.jpg

Gjiri ishte pa njerëz", shkruan ai. Por, Shqipëria nuk ka vetëm plazhet, Waltner ju thotë lexuesve të tij se, ka gjithashtu liqene dhe po ashtu vende të bukura të cilat mund ti shijosh përmes ecjeve në këmbë.

Ushqimi në Shqipëri është një tjetër arsye që duhet vizituar ky vend. Përveç ushqimeve tradicionale, Waltner rekomandon se mund të shijosh edhe ushqimet italiane dhe ato greke. Ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni janë fërgesa, tava e kosit, byreku, specat me gjizë, etj.

Ndër vendet që duhet të vizitoni në Shqipëri Waltner rendit disa vende si Tirana, Ksamili, Saranda,Butrinti, Syri i Kaltër, Liqeni i Ohrit, Shkodra,Gjirokastra, Parku Kombëtar i Valbonës, etj.

valbona.jpg

Personat e shenjës së Virgjëreshës me pasionin e tyre për kulturën, mund të duken si personat e duhur fillimisht duke qenë se edhe shijet i keni të ngjashme. Por, Virgjëreshat janë në një mision të vazhdueshëm të përmirësimit të vetes, ndërsa ju parapëlqeni ta shihni botën më rozë. Do të ndiheni të vënë nën presion nga kërkesat e tyre të vazhdueshme dhe duke qenë një njeri që nuk kursehet kur vjen puna tek dhuratat, do të zhgënjeheni kur të shihni që Virgjëresha, në fakt, mendon vetëm për veten.

gjirokaster-albanien.jpg

Për më tepër, hidhini një sy blogut të tij këtu.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482