INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 ditë i humbur, 40 vjeçari gjendet i vdekur në lumin Devoll

15 ditë i humbur, 40 vjeçari gjendet i vdekur në lumin Devoll

Publikuar më: 15:46 08-12-2016

Ishte shpallur i zhdukur që prej 21 nëntorit, por është gjetur i vdekur vetëm këtë të enjte. Mësohet se trupi i pajetë i një 40 vjeçari është gjetur në afërsi të Kishës Ortodokse të Gramshit, në buzë të lumit Devoll. Vetëm pak orë pasi është gjetur trupi i pajetë, Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe njofton se bëhet fjalë për shtetasin Astrit  Selami 40 vjeç, banues në Gramsh. Uniformat blu kanë bërë të ditur se 40 vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim më datë 21.11.2016  për largim nga banesa.
Gjatë veprimeve  hetimore paraprake  dyshohet që shtetasi të jetë mbytur në lumin Devoll.
Policia po vazhdon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715