INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 orë protestë mbi vinç.  Çifti bindet dhe zbret në tokë, pas kërcënime për vetëvrasje

15 orë protestë mbi vinç. Çifti bindet dhe zbret në tokë, pas kërcënime për vetëvrasje

Publikuar më: 11:05 29-04-2018

Çifti që zgjodhi të protestonte duke hipur në maj të vinçit mbrëmjen e së shtunës zbriti paraditen e sotme pas 15 orësh qëndrimi në lartësi. Ferdinand dhe Teuta Saraçi, të cilët kaluan natën mbi skeletin e një vinçi pranë ish-kompleksit “Dinamo”, në Tiranë u bindën duke u ulur në tokë rreth orës 11:00. Ata pranuan të heqin dorë nga akti i tyre ekstrem pas negociatave me policinë dhe pasi drejtuesit e dy institucione shtetërore pranuan të takojnë çiftin për të zgjidhur problemin e tyre të pronësisë . Ata pretendojnë se u është tjetërsuar pronësia e banesës, duke i nxjerrë nga shtëpia. Por çifti nuk është i panjohur për policinë, pasi edhe më herët kanë kërcënuar të kryejnë veprime ekstreme. Skamja, mungesa e drejtësisë për pronësinë e shtëpisë, i ka detyruar ata të kërcënojnë për të dytën herë me hedhje nga vinçi.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484