Pesëmbëdhjetë refugjatë sirianë, disa prej të cilëve fëmijë, janë gjetur të ngrirë. Ata gjetën vdekjen ndërsa përpiqen të kalonin kufirin malor në Liban. Tridhjetë trupa u gjetën të premten dhe dy të tjerë u zbuluan të shtunën pasi zona u godit nga një stuhi e madhe dëbore. Zyrtarët libanezë të mbrojtjes civile gjetën trupat pasi u njoftuan se një grup refugjatësh ishin në telashe pranë Masnaas. Raportet lokale thonë se grupi ishte braktisur nga kontrabandistët. Dy trafikantë thuhet se janë arrestuar. Disa refugjatë u shpëtuan, duke përfshirë një djalë të ri i cili u gjet në gjendje pavetdije. Grupi po merrte të njëjtën rrugë, që qindra mijëra sirianë kanë ndëmarrë në përpjejke për ti ikur nga konfliktit në Siri. Libani, me një popullsi prej katër milionë banorësh, ka pritur rreth një milion sirianë që nga fillimi i luftës në vitin 2011.