INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 shtatori po afron, studentët me nota të larta mund të regjistrohen për…

15 shtatori po afron, studentët me nota të larta mund të regjistrohen për…

Publikuar më: 13:33 26-08-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë apel për studëntët që kanë përfunduar me nota të larta universitetin të shpejtojnë të aplikojnë për të qenë pjesë të strukturave të policisë. “15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim”, shkruan ai në Twitter. 

Degët që duhet të kenë përfunduar ata që aspirojnë policinë janë, “Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane”.
Studentët poshtë mesatares 8 dhe pa njohuri në gjuhën angleze nuk pranohen.
“Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”, bën me dije Sandër Lleshaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723