INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 vite në gjendje vegjetative. Stimuluesi nervor zgjon vetëdijen e 35-vjeçarit [VIDEO]

15 vite në gjendje vegjetative. Stimuluesi nervor zgjon vetëdijen e 35-vjeçarit [VIDEO]

Publikuar më: 17:44 26-09-2017

Një aksident me makinë e la një 20 vjeçar francez në gjendje vegjetative për 15 vite.
Por pas implantimit të një stimuluesi nervash në gjoks nga neurologët, viktima tashmë një 35 vjeçar po jep shenjat e para të vetëdijes.
Kjo nuk është hera e parë bëhet një implantim i tillë, stimulimi nervor i Vagus është përdorur tashmë dhe për njerëzit me epilepsi dhe depresion. Ky nerv shkon nga truri në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë zemrën, mushkëritë dhe zorrën.
Studiuesit vendosën të testojnë aftësinë e këtij stimulimi nervor për të rikthyer vetëdijen e pacientit në gjendje vegjetative. Pacientët në gjendje vegjetative nuk tregojnë dëshmi të vetëdijes, funksionit mendor ose funksionit motorik.
Ndryshe nga një gjendje kome, një gjendje vegjetative përfshin periudha të përhershme të hapjes së syve; kjo shenjë në dukje shpresëdhënëse, megjithatë, nuk është një zgjim normal, vetëm një rast fiziologjik.
Stimulimi i nervit Vagus fillon me një kirurg që vendos një pajisje në gjoks dhe fut një tela nën lëkurë. Ky tel bashkohet me nervin dhe pajisjen, e cila dërgon sinjale elektrike përgjatë nervit në rrjedhën e trurit dhe nga ana tjetër kjo transmeton impulse në zona të caktuara në tru.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732