Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, u bë e njohur për publikun shqiptar nga lidhja e saj me reperin Fero. Më pas, tiparet e saj dhe format trupore ishim ato që tërhoqën vëmendjen, megjithatë Arbenita nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Këtë e ka zbuluar vetë ajo për ndjekësit në ‘Instagram’, nëpërmjet një postimi nostalgjik. Modelja ka publikuar një foto në moshën 15 vjeçare, ku krahason pamjen e saj me atë aktualen.
“15 vs 20. Kush ka pasur vetulla të holla?”, ka shkruar Arbenita, duke vënë në dukje vetullat e saj të holla, që dikur kanë qenë në modë.