INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 vjeçari humb jetën,  bie nga ashensori

15 vjeçari humb jetën, bie nga ashensori

Publikuar më: 11:07 27-08-2016

Mesditën e 26 gushtit, në lagjen nr 14 Shkozet,  një fëmijë 15 vjeç humbi jetën pasi u rrezua nga ashensori i jashtëm i fabrikës së këpucëve ku mamaja e tij punonte si sanitare.

K.L kishte shkuar për të pritur të ëmën dhe gjatë kësaj kohe po lozte duke hipur e zbritur në ashensorin e jashtë i cili përdorej nga firma për transportimin e materialeve. Firma kryente aktivitetin e saj në katin e tretë të ndërtesës.

Në një moment në ashensor ka hipur dhe një punonjës i firmës 44 vjeçari B.D i cili po transportonte materiale.

Në një moment djali ka rrëshkitur kur ashensori ka qenë mes katit të dytë dhe të tretë. 44 vjeçari është munduar ta kapë dhe ta mbajë që të mos binte në gropë por nuk ka mundur.

Ky i fundit ka pësuar fraktura pasi është rrëzuar dhe ai në gropën e ashensorit në tentativën për të ndihmuar djaloshin

Policia informon:“Duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, I cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit”

Për pasojë shtetasi K.L. ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi B.D. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555