Një adoleshent ka zgjedhur të vetëvritet për një shkak totalisht absurd, në Carpenedolo të Brescias. Tragjedia ka tronditur në një familje shqiptare në provincën e Brescias. E sipas Gazzetta di Brescia djali është hedhur nga tarraca e shenjtërores Madonna del Castello në Carpenedolo sepse një shoqe e kishte hequr nga Facebook. Ky është i vetmi shpjegim që japin deri tani forcat e rendit, që po hetojnë mbi ngjarjen.
Ja si ka ndodhur ngjarja:
15-vjeçari është ngjitur në tarracë, ka bërë një fotografi e më pas e ka postuar në Instagram të shoqëruar me dy data: atë të lindjes e 25 prill 2016. Më pas është hedhur poshtë nga 12 metra lartësi. Trupi i tij i pajetë u gjet përtokë në një pellg me gjak.
Karabinierët flasin për vetëvrasje me shkak të mundshëm faktin që një shoqe e ka hequr nga lista e saj e miqve në Facebook. Nga verifikimet ka dalë që pas veprimit të shoqes, djali ka hequr nga profili i tij çdo foto apo koment që kishte të bënte me atë vajzë dhe ka postuar një seri komentesh mbi gjendjen e tij të keqe shpirtërore.