Një baba ka ndarë pamjet e një sulmi të tmerrshëm të një bande ndaj vajzës së tij 15-vjeçare, në përpjekje për të gjetur drejtësi.
Videoja tregon vajzën që kapet për flokësh përpara se të hidhet në tokë, për t'u grushtuar sërish. Babai nga Edinburgu, e dinte që vajza e tij ishte në një zënkë, por kuptoi gjithçka kur pa videon. Vajza është e traumatizuar pas sulmit, madje sipas të atit të saj mori disa plagë në fytyrë. Video është bërë virale dhe babai pret që të ndëshkohen autorët.