INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
’15 vjet LSI’, Kryemadhi: ''E majta shqiptare po shkatërrohet, ne kemi detyrë ta çlirojmë''

’15 vjet LSI’, Kryemadhi: ''E majta shqiptare po shkatërrohet, ne kemi detyrë ta çlirojmë''

Publikuar më: 18:49 06-09-2019

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj për 15 vjetorin e kësaj force politik, tha se edhe ata si parti kanë përgjegjësitë e tyre për gjendjen ku ndodhet vendi.

‘Nuk nguroj të them që kemi dhe në përgjegjësinë tonë. Ne jemi munduar të imponojmë alternativat tona por nuk kemi mundur të përfaqësojmë gjithë shqiptarët ashtu si ne e mendonim. Në 30 qershor shqiptarët na dhanë përfaqësimin më të lartë duke bojkotuar zgjedhjet. Ky përfaqësim i lartë na la ne opozitës si detyrë të gjejmë mekanizmat e duhur për largimin e regjimit të Ramës’, tha Kryemadhi.

Duke folur për për PS-në, Monika Kryemadhi u shpreh se Rilindja ka shkatërruar të majtën gjenuine shqiptare ndaj është detyra e LSI që ta çlirojë sepse historia do ta vlerësojë.

‘Në kohen kur Rilindja ka shkatërruar të majtën gjenuine shqiptare, dhe ku me anë të PPP-ve të famshme e ka tenderuar dhe ka burgosur të ardhmen tonë ekonomike për 15 -20 vitet e ardhshme.Unë jam socialiste-demokrate si shumë në këtë sallë. LSI duhet të clirojë të majtën nga thundra kriminale e rilindjes. Për këtë veprim do na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia. Trendafili i kuq i socialistëve shqiptar që u bë dhe duhet të ishte simbol i politikave sociale, nuk është më. U zëvendësua me njollën e zezë të të krimit dhe degëzën e hashashit’, tha Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828