Nevoja për t’u ndierë si Angeline Jolie e çoi kërcimtaren në ndërmarrjen e një sërë operacionesh plastike, duke iu kthyer kështu edhe në hobi.
Mary Magdalen, 24 vjeç, nga Kanadaja tregon se operacionet plastike nisën si një nevojë edhe për të shtuar peshë, sepse më parë ngjante si Kylie Jenner.
Magdalen për mediat amerikane tregon:
Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të arrija aq sa bëra, por thjesht është bërë një hobi i imi, si një sport ekstrem. Para operacionit, kishte ditë që ndihesha e pasigurt për disa gjëra dhe disa ditë nuk e ndjeja trupin sikur ishte i imi."
Sipas saj, ajo ka bërë 3 ndërhyrje në gjoksin, i cili tashmë përllogaritet si numër 38. Gjithashtu tre herë ka ndërhyrë edhe në hundë, një herë në ngritjen e ballit, mbushjen e faqeve dhe buzëve, si dhe në fryrjen e krahëve. I gjithë ky "investim" i ka kushtuar arkave të 24 vjeçares plot 150 mijë dollarë kanadez.