INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
150 pemë u shtohen hapësirave të Universitetit Bujqësor të Tiranës

150 pemë u shtohen hapësirave të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Publikuar më: 16:51 15-04-2018

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka marr një tjetër pamje. Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh infrastrukturore, duke krijuar kushte më të mira për studentët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe bashkë me stafin pedagogjik mbollën 150 pemë të reja. “Universitetet tona kanë fuqi ligjore, kur vjen puna tek pavarësia akademike, ama duhet të kenë edhe pavarësi financiare, ndaj bashkë me kryeministrin jemi duke bërë investime që po i konturojnë dhe modernizojnë këto hapësira. Qeveria ka dhënë një fond për të bërë rrethimin dhe sistemimin, për të treguar se ky vend ka zot, sepse e quajmë realisht një tempull të dijes dhe jo një vend që mund të zaptohet apo ku mund të kullosë bagëtia”, deklaroi Veliaj. Investimet në hapësirën e këtij universiteti synojnë ta kthejnë atë në një qendër jo vetëm arsimimi, por në një hapësire rekreative, ku të kenë akses të gjithë banorët e njësisë 11. Përveç rrugëve dhe trotuareve, së shpejti do të nisë ndërtimi i rrethimit të këtij kampusi.

Article Logic
Execution time: 0.0039451122283936