INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
16 persona ende të zhdukur, të shtunën varrimi i viktimave të Genovas

16 persona ende të zhdukur, të shtunën varrimi i viktimave të Genovas

Publikuar më: 08:02 16-08-2018

Vazhdojnë gërmimet nën gërmadhat e urës Morandi të Genovas. Për të dytën natë rresht ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar për gjetjen e personave që ende rezultojnë të zhdukur. Sipas Drejtorisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë ende 16 persona që nuk i janë përgjigjur apelit të familjarëve e që supozohet të ndodhen nën gërmadhat e urës së shembur. Por bilanci vazhdon të mbetet ai i një dite më parë, 39 viktima të identifikuara, 2 viktima të paidentifikuara, 16 të plagosur, 9 prej të cilëve në gjëndje të rëndë. Janë mbi 632 persona e mbi 300 familje të larguar nga banesat e tyre për motive sigurie. Pas shëmbjes së urës i gjithë territori përreth është në rrezik banimi. Kryetari i Bashkisë së Genova ka informuar se ditën e shtunë më 18 gusht pranë ndërtesës së panairit të qytetit do të zhvillohet ceremonia e shtetit për varrimin e viktimave të urës Morandi, ku pritet të jenë të pranishëm autoritetet më të larta të shtetit italian. Ndërkohë, rritet dhe numri i banorëve të evakuar nga territori pranë tragjedisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277