INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
16 shtetet e Europës ku janë shpërndarë vezët helmuese

16 shtetet e Europës ku janë shpërndarë vezët helmuese

Publikuar më: 09:36 14-08-2017

Zvicra dhe 15 shtete të Bashkimit Evropian janë në shtetet ku janë shpërndarë vezët e kontaminuara me insekticidin që është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Vendet e BE-së të prekura nga skandali janë Belgjika, Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Britania, Austria, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Danimarka.

Një zëdhënës në Bruksel tha se situata është në zhvillim e sipër dhe një hetim kriminal vazhdon, me dy persona të arrestuar të enjten për mashtrim, pas një serie aksionesh në Belgjikë dhe Holandë.

Produktet në supermarketet britanike janë tërhequr tashmë, pasi zyrtarët konfirmuan se bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë të tilla.

Pas arrestimit të dy drejtorëve të kompanisë holandeze, “Chickfriend”, që besohet se ka ofruar insekticidin e ndaluar për fermerët, një person i tretë i është nënshtruar kontrolleve dhe marrjes në pyetje të hetuesve holandezë.

Javën e shkuar u bë e ditur nga ministri belg i bujqësisë se, se në muajin nëntor, autoritetet holandeze kishin marrë informacione për insekticidin që po përdorej në mënyrë të jashtëligjshme në fermat e vendit.

Vendet tjera nuk ishin njoftuar për rastin. Holanda është justifikuar duke thënë se, fillimisht hetimi ishte orientuar te mashtrimi dhe nuk kishte marrë parasysh rreziqet shëndetësore. Kur shkalla e kontaminimit u bë e ditur, 180 ferma në Holandë u detyruan të mbylleshin.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816