Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku si pasojë e një sherri për motive banale një 16-vjeçar ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë Xh.M, rreth 19 vjeç dhe M.R, rreth 17 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve të Policisë, u kap dhe u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.