INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
16 vjeçarja e “zhdukur” nga Durrësi vetëdorëzohet në polici. Ika me dëshirë

16 vjeçarja e “zhdukur” nga Durrësi vetëdorëzohet në polici. Ika me dëshirë

Publikuar më: 09:54 30-05-2016

13 ditë pasi 16 vjeçarja nga Durrësi u shpall e zhdukur nga familjarët e saj, ajo është gjetur në qytetin e Sarandës. Gazije Kazija nga Durrësit e cila u denoncua e zhdukur nga familja e saj, pasi ishte larguar nga banesa pas mesnatës. Ndërkohë mësohet se policia e Durrësit thotë se Gazije Kazija është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës.
Ajo ka deklaruar para efektivëve se është larguar me dëshirë nga banesa.
Nga ana e Efektivave të Policisë vijon marrja në pyetje për të sqaruar të gjithë intenerarin e lëvizjes gjatë këtyre ditëve.
16 vjeçarja është larguar në orët e para të mëngjesit të datës 17 maj nga banesa e saj, duke lënë pas shumë hije dyshimi. E mitura kishte lënë një letër, në të cilën lindën dyshimet se adoleshentja është larguar së bashku me të dashurin që kishte njohur pak kohë më parë në facebook, i cili gjithashtu ishte banor në një lagje me të miturën. Ndërkohë blutë kanë identifikuar djalin me të cilin vajza e mitur ishte larguar, ndërsa mësohet se ai është rreth 20 vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0023488998413086