INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
16 vjeçarja: Ika nga shtëpia sepse prindërit nuk pranuan “dhëndrin”

16 vjeçarja: Ika nga shtëpia sepse prindërit nuk pranuan “dhëndrin”

Publikuar më: 12:00 31-05-2016

Është bërë publik rrëfimi në polici i 16 vjecarës nga Durrësi, e cila ishte larguar nga banesa dhe për gati 13 ditë. Gazije Kazija, 16 vjeçe, u denoncua e zhdukur nga familja e saj, ndërsa në polici ajo rrëfen se është larguar nga shtëpia, sepse prindërit nuk i kanë pranuar lidhjen e saj me 20 vjeçarin.
“Ika me të dashurin nga shtëpia, pasi prindërit nuk e pranonin atë si dhëndër të tyre. Ne duheshim, kishim lidhje prej një viti dhe unë kisha vendosur të martohesha me të. Kisha vënë në dijeni familjen që në fillim të lidhjes, por ata më kërkonin të ndahesha prej tij me argumentin se isha shumë e re, se i dashuri im Ermiri ishte i pashkolluar dhe se unë duhej të vijoja studimet e larta. U dorëzuam në polici sepse ngjarja po deformohej. U largova me koshiencë të plotë dhe do t’u kërkoj prindërve të shkoj të jetoj me të dashurin tim. Ermiri është burri im dhe do të martohemi bashkë”.

16 vjeçarja është larguar në orët e para të mëngjesit të datës 17 maj nga banesa e saj, duke lënë pas shumë hije dyshimi. E mitura kishte lënë një letër, në të cilën lindën dyshimet se adoleshentja është larguar së bashku me të dashurin që kishte njohur pak kohë më parë në facebook, i cili gjithashtu ishte banor në një lagje me të miturën. 

Article Logic
Execution time: 0.0044419765472412