Ai është boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa i cili u plagos sot me dy plumba gjatë një atentati me armë. Ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës. Boksieri i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë dy persona me motor që kanë qëlluar në drejtim të boksierit. Ai është qëlluar me armë sapo ka dalë nga berberi.
Ndërkohë boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend. Ai është shpallur 10 herë kampion i Shqipërisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.