INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 katëshi, Bashkia e Tiranës raporton fakte, mbi konfliktin e interesit të gjyqtarëve

17 katëshi, Bashkia e Tiranës raporton fakte, mbi konfliktin e interesit të gjyqtarëve

Publikuar më: 12:15 19-05-2016

Teksa Gjykata Administrative e Apelit shtyu për 25 maj, gjyqin për pallatin 17-katësh tek diga e Liqenit Artificial, Kreu i Bashkisë Erion Veliaj paralajmëron fakte të reja që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit, abuzimet dhe pasurinë e gjyqtarëve, të çështjes.
Në një postim në Twitter, Veliaj thotë se Bashkia do të publikojë fakte për konfliktin e interesit të gjyqtarëve.

Ja ç’shkruan Veliaj: “Bashkia e Tiranës, fakte për konfliktin e interesit të gjyqtarëve. Do të publikojmë deklaratën e pasurisë të një gjyqtari dhe konfliktin e interesit të njërit prej gjyqtarëve me Gener 2”.

Në një deklaratë të mëvonëshme, këtë mesditë, ka dalë në konferencë nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, i cili ka publikuar një pjesë të të dhënave që lajmëroi Veliaj.

Ja deklarata e Maznikut:
"Prej ditësh, kemi argumentuar e faktuar para publikut fakte tronditëse, që vërtetonin katërcipërisht kapjen e treshes gjyqësore që do të gjykojë për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial. Por, sot po publikojmë fakte të tjera, edhe më tronditëse, të cilat ulërasin se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s’mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës.
Së pari, data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afatave normale kohore për këtë shkallë gjyqësori.
Së dyti, dy gjyqe i janë dhënë të njëtës trupë mbi të cilën rëndojnë dyshime të arsyeshme – të cilat tashmë janë fakte të qarta – që është palë me ndërtuesin.
Së treti, kërkesa jonë e parë për të ndryshuar trupin gjykues, së pari u gjykua në fshehtësi, e në shkelje të plotë të proçedurave normale.
Së katërti, kërkesa jonë e dytë në dritën e fakteve të reja për lidhjet mes trupit gjykues dhe kompanisë ndërtuese u rrëzua nga gjykata.
E së pesti, kemi fakte të reja që ky është një gjyq i monutar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me rradhë.
Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”. Në një situatë normale ky fakt duhet të kishte qenë i mjaftueshëm që zotëria në fjalë të kërkonte vullnetarisht të mos gjykonte këtë çështje. Kjo do të kishte qenë funksionimi normal i sistemit të drejtësisë.
Është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerë të kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.
Është fakt se gjyqtarja Alkelina Gazidede, prej më shumë se një jave, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.”.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826