INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 katëshi te liqeni, Veliaj akuza gjyqtarëve

17 katëshi te liqeni, Veliaj akuza gjyqtarëve

Publikuar më: 19:50 10-05-2016

Në prag të seancës gjyqësore që do mbahet nesër mes Bashkisë së Tiranës dhe firmës së ndërtimit për pallatet shumëkatëshe pranë digës së liqenit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon trupën gjykuese të Gjykatës së Apelit Administrativ, se do të vendosë në favor të ndërtimit të pallatit 17katësh pranë digës së liqenit.

Bashkia ka kërkuar ndryshimin e trupës së gjyqtarëve me pretendimin se gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen janë familjarët e pronarëve të firmës së ndërtimit te liqeni, kërkesë kjo e refuzuar. 

Sipas Veliaj, gjyqësori në Shqipëri ka rënë, ndërsa ftoi qytetarët nesër në orën 11:00 përpara Gjykatës së Apelit Administrativ, te ish Ministria e Mjedisit, në Rrugën e Durrësit, për të protestuar kundër ndërtimit te parku i liqenit.

Ai i bëri thirrje presidentit Nishani, ish kryeministrit Berisha dhe kreut të PD, Basha që të prononcohen për ndërtimin te diga. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi gjithashtu se leja te diga e liqenit është krejtësisht abuzive.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453