INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 katëshi tek liqeni, gjykata nuk pranon kërkesën e Erjon Veliaj

17 katëshi tek liqeni, gjykata nuk pranon kërkesën e Erjon Veliaj

Publikuar më: 09:38 18-05-2016

Gjykata Adminsitrative  e Apelit nuk ndryshon trupën gjykues për ndërtimin e 17 katëshit tek diga  e liqenit, duke rrëzuar kështu kërkesën e Kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Një javë më parë Veliaj me shumë qytetarë dhe deputet të PS dolën në protestë para kësaj gjykate me qëllim ndryshimin e gjyqtarëve, që do gjykojnë këtë çështje. Po me sa duket nuk ia doli edhe pse gjykata të mërkurën e kaluar shtyu gjyqin. Madje protestën përfaqësues të gjyqësorit e gjykuan të padrejtë dhe si presion kundrejt tyre. Veliaj kërkesën për ndyshimin e gjyqarëve e ka argumentuar me pretendimin se një nga antarët e trupit gjykues ka lidhje familjare me aksionerët e kompanisë së ndërtimit.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165