INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 katëshi, nxjerr Erjon Veliajn në protestë.

17 katëshi, nxjerr Erjon Veliajn në protestë. "Sulmon" dhe Nishanin

Publikuar më: 10:12 11-05-2016

Kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj, siç dhe kishte lajmëruar ka dalë në protesë. Thirrjes së tij i janë përgjigjur dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë mbledhur para Gjykatës Administrative të Apelit kundër ndërtimit të 17 katëshit tek diga e liqenit. Kreu i Bashkisë në protest tha se kjo godinë nuk është gjykatë, por markatë, sepse drejtësia ka dalë në ankand. Sipas Veliaj ai që ofron më shumë merr produktin.

Pjesë nga fjala e Veliaj:

"Gjyqi është i shitur të kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, Gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit."

Veliaj nuk ka lënë pa shigjetuar dhe Presidentin Nishani dhe qëndrimin e tij ndaj këtij ndërtimi.

Ai tha: "Kur je lodër vetëm me lodra do merresh. I bëj thirrje të japë mendimin e vete ky gjithologu, po ky që ishte kryetar para meje pse nuk flet pse nuk flasin këta.
Kalama qesharak, po Saliu që flet për gjithcka, Saliu që futet poshtë çdo fustani, që di të gjitha ky pse sflet? E dini pse? Se Saliu fle tek shtëpia e këtij të digës. Sali njeri si ka mundësi që të shpëtoi kjo e s'fole".

Në protestë kanë marrë pjesë dhe eksponentë të tjerë të majtë.

Veliaj nuk ka ndalur akuzat për trupën e gjyqtarëve, që kanë në dorë çështjen e ndërtimit të 17 katëshit tek Liqeni. Ai argumenton se ka dërguar në gjykatë një kërkesën me arsyetimin se gjyqtarët e zgjedhur janë familjarë të ndërtuesve.
Këtë informacion Veliaj e ka publikuar edhe përmes rrjetit social Twitter, në mëngjesin e së mëkurës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832