INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 Maj. Edi Rama dhe Lulzim Basha sërish bashkë

17 Maj. Edi Rama dhe Lulzim Basha sërish bashkë

Publikuar më: 08:16 17-05-2018

Ndërsa vendi ndodhet në një moment tensioni politik, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë bashkuar në Sofje. Bëhet fjalë për Samitin e Sofjes, zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve evropiane, janë mbledhur në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti, i pari i këtij lloji në 15 vjet, të rikonfirmojë ardhmërinë europiane të vendeve të rajonit.
Kreu i opozitës Lulzim Basha është nisur një ditë më parë, ku ka zhvilluar dhe takime me zyrtarët e lartë evropiane. Dnërsa Kryeministri Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të enjte në Bullgari.
Shefi i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili aktualisht mban Presidencën e Këshillit Europian.
Ndërkohë në Sofje kanë mbërritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, Presidenti i Lituanisë, Dalia Grybauskaite, kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, kryeministri i Estonisë dhe Finlandës.
Bashkimi Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, pritet të miratojnë sot në Sofje një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057