INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 parti dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet, por KQZ u tërheq vëmendjen

17 parti dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet, por KQZ u tërheq vëmendjen

Publikuar më: 10:34 30-04-2017

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit të përcaktuar të Kodit Zgjedhor kanë depozituar lista shumemërore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet për Kuvend, 17 parti politike.

Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:

1. Partia Komuniste e Shqipërisë

2. Sfida për Shqipërinë

3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4. Partia Lista e Barabartë

5. Partia Uniteti Kombëtar

6. Aleanca Popullore për Drejtësi

7. Partia Demokracia Sociale

8. Partia Aleanca Demokratike

9. Partia Kristian Demokrate

10. Levizja Socialiste për Integrim

11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

12. Partia për Drejtesi Integrim Unitet

13. Partia Social Demokrate

14. Partia Socialiste e Moderuar

15. Partia Socialiste

16. Fryma e re Demokratike

17. Partia Aleanca Demokristiane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore.

Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë.

Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.

I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj. 

KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV).

Duke u nisur nga situata aktuale politike në të cilën ndodhet vendi, KQZ iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes. 

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771