Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 170 vjet burg për grupin e Drogës, i përbërë nga 17 persona që u arrestuan që në nëntor të vitit të shkuar. Anëtarë e grupi të gjerë shpërndanin lëndë të forta narkotike në disa zona të Tiranës. Këta persona, së bashku me disa të tjerë që po gjykohen në proçese të ndara, akuzohen se kishin krijuar një rrjet të sofistikuar shpërndarje heroine dhe kokaine në zonat e Tiranës së Re, ish-Bllokut, Sauk, Rr.Elbasanit, etj dhe xhiroja e tyre llogaritej në rreth 50 mijë euro në muaj.
Gjatë gjykimit, Prokuroria e Tiranës arriti të provonte se anëtarët e këtij grupi funksiononin në bazë të hierarkisë, me role të ndara: furnizues, transportues, shpërndarës.
Organizatorët e grupit kishin krijuar edhe kushtet teknike për përpunimin dhe ndarjen e lëndës narkotike. Personat krysesore siguronin 150-200 gramë lëndë narkotike të fortë në ditë, të cilën e përpunonin në një mini-laborator të krijuar në një apartament në Tiranë. Nga përpunimi, sasia e lëndës narkotike trefishohej me anën e përzierësve.
Në përfundim të gjykimit, i cili u zhvillua me proçedurë të shkurtuar, për pjesën më të madhe të anëtarëve të grupit, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin për 17 persona.
Ja sa pritet të dënohet secili nga ta:
1. Julian Bushati, të dënohet me 14 vjet burgim
2. Alfred Naço, të dënohet 13 vjet burgim
3. Armando Murati, të dënohet 12 vjet burgim
4. Alkan Markaj, të dënohet 11 vjet burgim
5. Astrit Beka, të dënohet 11 vjet burgim
6. Bledi Çarçani, të dënohet 11 vjet burgim
7. Donard Belaj, të dënohet 11 vjet burgim
8. Eni Malaj, të dënohet 11 vjet burgim
9. Gentian Xhelili, të dënohet 11 vjet burgim
10. Rudolf Kallbaqi, të dënohet 11 vjet burgim
11. Spartak Piciri, të dënohet 11 vjet burgim
12. Dardan Jaku, të dënohet 10 vjet burgim
13. Aurora Liço, të dënohet 9 vjet burgim
14. Sali Sallaku, të dënohet 8 vjet burgim
15. Toni Naço, të dënohet 8 vjet burgim
16. Atrias Çizmja, të dënohet 6 vjet burgim
17. Indrit Sallahu, të dënohet 2 vjet burgim (moskallëzim krimi)