INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 të vdekur, 20 të plagosur në një depo armësh në Indi

17 të vdekur, 20 të plagosur në një depo armësh në Indi

Publikuar më: 12:04 31-05-2016

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri masiv dhe për pasojë një shpërthimi në një nga depot më të mëdha të armëve në indi.

Qindra zjarrfikës luftuan gjatë gjithë natës për të stabilizuar flakët në Pulgaon, 600 kilometër nga Mumbai, kryeqyteti financiar i vendit.

Shailesh Naëal, zyrtar i zonës, tha se zjarri është vënë nën kontroll por ka çuar në evakuimin mijëra banorëve në fshatrat përreth. Rreth 20 të plagosur janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë.

Guvernatori i shtetit të Maharashtras thotë se ka mbikëqyrur personalisht operacionin me në fokus shpëtimin e jetëve dhe se ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për situatën, duke përdorur edhe ushtrinë.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, teksa hetimet kanë nisur për të zbuluar atë që ndodhi. Flitet për të tjera viktima, por ekipet e shpëtimit ende nuk kanë konfirmuar informacionin si pasojë e vështirësive për të arritur në disa zona të depos.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625