INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 vjet nga sulmi i 11 shtatorit, rihapet stacioni i metrosë World Trade Center

17 vjet nga sulmi i 11 shtatorit, rihapet stacioni i metrosë World Trade Center

Publikuar më: 08:22 11-09-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot 17 vjetorin e sulmit ndaj kullave binjake në New York, më  11 shtator 2001. Ndërsa vendi përgatitet për të kujtuar viktimat e masakrës së Kullave Binjake, Big Apple ka vendosur të rihapë stacionin e metrosë së World Trade Center, që u shkatërrua plotësisht gjatë sulmit. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania do të nderojnë viktimat në Shanksville të Pensilvanisë, vendi ku është përplasur avioni i katërt i rrëmbyer nga terroristët. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër avionë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan. Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0041580200195312