Arjoni dhe Serena, çifti më i ri i showbizit pak ditë më parë ishin të ftuar në një emision televiziv ku folën më gjatë për lidhjen e tyre, si janë njohur dhe planet për të ardhmen. Arjoni tregoi se me Serenën është takuar menjëherë pasi doli nga "Përputhen" dhe ajo i ishte prezantuar si "Mbretëresha e Twerkut". Arjoni u shpreh se që në takimin e parë kuptoi që Serena ishte partnerja që kërkonte.
Ndërsa modelja tregoi se e kishte pikasur Arjonin që kur ishte në "Përputhen" dhe i kishte pëlqyer shumë pamja dhe karakteri i tij.
"Tek Serena më pëlqen bukuria, format trupore, zgjuarsia dhe që i ka të buta (i referohet të pasmeve)", tha Arjoni.
Ish-konkurrenti i "Përputhen" tregoi se ata janë 24 orë bashkë dhe nuk ndahen për asnjë moment. Por si duket lidhja e tyre është mjaft “e hapur” dhe pa komplekse.
Ata kanë qenë në një lokal së bashku edhe me miq të tjerë të cilët bënin video çiftit edhe në foton screenshot më poshtë shihni Arjoni që i zbulon të pasmet Serenës dhe çunat ngjitur e filmojnë.
Serena ndërkohë vazhdon të japë “show” edhe pse me fustan, ajo nuk e ka problem të hapë këmbët edhe të zbulojë të brendshmet teksa bën twerk.
Epo fundja çifti e shijon këtë që po bëjnë, të japin “show” për ndjekësit e tyre, jo vetëm “live” në Instagram, por edhe nga afër.