INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
18 grabitje në 20 ditë. Arrestohen hajdutët shqiptarë në Piacenca

18 grabitje në 20 ditë. Arrestohen hajdutët shqiptarë në Piacenca

Publikuar më: 11:51 09-09-2018

Një bandë grabitësish banesash e përbërë nga 3 shtetas shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane e provincës së Piacencës. Gjatë 20 ditëve të fundit ata kishin kryer 18 grabitje vilash e banesash në komunat e Monticelli d’Ongina, Castelvetro Piacentino, Villanova sull’Arda, Caorso, San Pietro in Cerro e Cortemaggiore.
Të arrestuarit:
1- Shqiptari M.I 22 vjeç banues në komunë Romano di Lombardia në provincën e Bergamos i skeduar dhe i arrestuar më parë për vjedhje nga policia italiane.
2- Shqiptari J,G 25 vjeç banues në komunën Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar më parë nga drejtësia italiane dhe me një urdhër dëbimi 5 vjecarë nga territori italian.
3-Shqiptari K.L 23 vjeç banues në Castelvetro Piacentino në provincën e Piacencës i dënuar kohë më parë nga Prefektura e Bergamos me urdhër dëbimi nga territori italian për 5 vite radhazi.
Hetimet kanë nisur gjatë muajit gusht, pas sinjalizimeve të shumta të banorëve të provincës së Piacencës për numrin e madh të grabitjeve në territorin e tyre. Policia italiane ka mundur të identifikoj makinën tip ‘Volvo’, e cila përdorej nga anëtarët e bandës dhe më pas vuri në pranga 3 shqiptarët. Policia italiane ka denoncuar dhe të fejuarën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar pasi 28 -vjeçarja ishte transferuar në Romë duke marrë me vete një pjesë të objekteve të grabitura nga banda me një vlerë prej 20 mijë euro. Ndër objektet e sekuestruara janë çanta të markave luksoze, bizhuteri e para cash.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049