Ish konkurrenti i “Përputhen”, Arjoni, është duke shijuar lidhjen e dashurisë me Serena Sulën, ku dyshja publikojnë mjaft foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ata nuk i kursejnë fotot intime, deklaratat e ndryshme dhe dedikimet e dashurisë.
Ditën e sotme, Arjoni ka zbuluar surprizën që i kishte përgatitur të dashurës për Shën Valentin. Ai ka publikuar një video nga dita e tyre, ku shfaqen në momente private, duke u puthur, prekur apo kërcyer. Dhoma e gjumit shihet e zbukuruar me petale trëndafili dhe tullumbace.
Kujtojmë se pak kohë më parë Arjoni tregoi se me Serenën ishte takuar menjëherë pasi daljes nga "Përputhen dhe dalja e tij nga programi ishte shumë e bujshme, pasi publikoi disa foto nga shtrati me Anën.