INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
18-vjeçarja rrëfen tmerrin: Shihni si më rrahin çdo natë prindërit e alkoolizuar [FOTO]

18-vjeçarja rrëfen tmerrin: Shihni si më rrahin çdo natë prindërit e alkoolizuar [FOTO]

Publikuar më: 19:07 01-10-2017

Jeta familjare nuk është gjithmonë jetë paqësore. Kemi parë, lexuar e dëgjuar rëndom, për raste nga më të çuditshmet të dhunës në familje dhe ky fenomen i përket jo vetëm familjes por edhe shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Dhuna në familje, nuk i dëmton njerëzit e prekur vetëm fizikisht, por edhe shpiërtërisht, pasi në “strehën” ky ata duhet të gjejnë sigurinë, dashurinë, mbrojtjen, gjejnë totalisht të kundërtën.

Një vajzë e dhunuar ka gjetur kurajon dhe ka denoncuar atë që i ndodh çdo natë nga dy prindërit e asaj, ata që e sollën në jetë.

Ajo shprehet se është vetëm 18-vjeç dhe çdo natë dhunohet në mënyrë kafshërore nga të dy prindërit e saj të cilët janë të dy të alkoolizuar.

E pyetur nga JOQ.al  se përse nuk është paraqitur në polici për të denoncuar ngjarjen,vajza shprehet për se nuk mund të shkojë dot pasi prindërit e kërcënojnë.

Në vijim mesazhi i saj:

Prsh Jeta Osh Qef… Jam nj vajz 18 vjec nga vlora qe dhunohem nga kafshet sps prinder me falni por nuk mund ti quaj… Ata jan te alkolizuar dhe cdo nat esht makth per mua… Ju nuk e dini cdo t thot dhimbje ama me besoni un e perjetoj dhe nuk ja uroj askujt… Kam nj enderr shkollimin por kjo gj esht e pamundur pasi leket q punoj un i harxhojn ata duke konsumuar pije alkolike… I lutem Zotit cdo nat qe nj der e re dhe plot shpres t hapet… Ja pra njerez kjo ndodh ktu ne kte vend sketere Shqipri.

collagesuti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924