Janë shkatërruar nga Policia Italiane dy banda shqiptare që merreshin me trafik droge dhe prostitucioni në Modena.
Sipas policisë bandat qarkullonin afro 180 mijë euro në muaj, nga klientë që u vinin nga i gjithë rajoni dhe ku viktima ishin 20 gra nga lindja, pa dokumente në Itali. Këto biznese kishin çuar në një përplasje midis dy grupeve në 15 prill 2018 në Emilia est.
30 hetues të ndërhyrjes së Shpejtë dhe 20 policë nga kuestrura, 5 efektivë nga Reparti i Parandalimit të Krimeve, nga Policia Shkencore, nga Reparti i Bolonjës etj. kanë ndërhyrë në disa apartamente në zonën e San Damaso, rrugën Emila est, Castelfranco Emilia dhe Rubiera.