INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
182 zyrtarë mbajnë armë, policia bën thirrje:  Dorëzoni armët

182 zyrtarë mbajnë armë, policia bën thirrje: Dorëzoni armët

Publikuar më: 15:07 01-04-2016
Burime zyrtare nga Polcia e Shtetit njoftojnë se 182 zyrtarë në mbarë vendin ende nuk kanë dorëzuar armët dhe janë njoftuar me shkrim nga strukturat e uniformave blu në qarqe për të dorëzuar pistoletat. Në bazë  të ligjit të ri, nuk u takon t’i mbajnë më amët.  Po ashtu, mësohet se nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, rezulton se institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit, janë kategoria gjykatë dhe prokurori. Sipas statistikave të policisë, në total janë pajisur me pistoleta 350 zyrtarë për shkak të detyrës, si prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetarë komunash, funksionarë të hetimit tatimor, policisë pyjore etj, prej të cilëve deri më tani e kanë dorëzuar 168 persona.
Pak ditë më parë, ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve që nuk përmbushin kushtet për mbajtjen e armës, t’i dorëzojnë ato pranë organeve të policisë. Marrë shkas nga rasti i deputetit Strazimiri, ministri i Brendshëm i dërgoi edhe një letër kryeparlamentarit Meta.
Në bazë të ligjit të ri, i miratuar në vitin 2014, një zyrtar mund të mbajë armë zjarri vetëm në rast se ai është i rrezikuar për shkak të detyrës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045