INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
19 palë çorapet e Rihanna-s, trendi i momentit

19 palë çorapet e Rihanna-s, trendi i momentit

Publikuar më: 13:46 22-04-2016

Fund dandelle të fryrë, bluzë sportive me kapuç, çorape mbi kyçe dhe shapka të hapura.

Kështu është shfaqur Rihanna në fushatën më të re publicitare të Stance. Kjo e fundit një kompani të brendshmesh dhe çorapesh, me të cilën Riri ka bashkëpunuar për të sjellë një linjë me 19 dizajne të ndryshme çorapesh që kushtojnë nga 16 deri 20 dollarë për palë.

Një projekt ndryshe i këngëtares, për të cilin ajo vetë është shprehur entuziaste. Megjithatë ato që janë akoma edhe më entuziastë janë përfaqësuesit e Stance të cilët kanë treguar përmes një deklarate për mediat se është diçka e mrekullueshme të shohesh një artiste si Rihanna të vendosë emrin dhe vulën e saj mbi një linjë çorapesh. Si dihet, ndoshta për këto të fundit ky është thjesht fillimi i një epoke të re ku çorapet përkufizojnë stilin!

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781