INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
19 të arrestuar në Krujë për drogë, reagon ministri Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit…[VIDEO]

19 të arrestuar në Krujë për drogë, reagon ministri Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit…[VIDEO]

Publikuar më: 18:42 29-08-2019

Policia e Shtetit arrestoi sot 19 persona dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit antidrogë në Krujë, ndërsa thotë se historia e mbjelljes së kanabisit duhet konsideruar si një kapitull i “përfunduar”. Duke përshëndetur angazhimin e Policisë së Shtetit, Lleshaj pohon se e ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe jo kanabisi.

Ministri Lleshaj në twitter:

Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është ëë tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane. Jo kanabisi! Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555