INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
19 të vdekur dhe 744 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

19 të vdekur dhe 744 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Publikuar më: 18:30 24-11-2020

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se se në 24 orët e fundit janë kryer 2.505 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 744 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277