INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
19 vite larg familjes! E vërteta e martesës në distancë së Aleksandër Gjokës [FOTO]

19 vite larg familjes! E vërteta e martesës në distancë së Aleksandër Gjokës [FOTO]

Publikuar më: 21:33 27-02-2017

Aleksandër Gjoka që prej 19 vitesh, pikërisht që nga viti 1998, jeton larg familjes së tij, e cila është shpërngulur që nga ai vit në Itali. Sandri vendosi të qëndronte në Tiranë pasi atje nuk e gjente veten si artist, ndërkohë që gruaja, vajza dhe djali shkuan në shtetin fqinj.  Zëri ikonë i muzikës shqiptare, para katër vitesh u bë gjysh për herë të parë pasi djali i tij 28-vjeçar Rei që jeton në Itali, u bë baba i një vajze nga bashkëjetesa me të dashurën italiane, bën me dije “Story”.

Ai jeton në Tiranë,  ndërkohë që e shoqja vjen ta takojë për raste festash. Së fundmi ajo ka qenë këtu për rastin e ndërrimit të viteve, ndërsa këngëtari postoi foto në Facebook, ku shkruan me jetën time, dhe komentet pozitive nuk munguan.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723