INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
19 vite pasi i vranë babain, vajza e Adem Hajdarit duartrokitet në Kuvend: Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë

19 vite pasi i vranë babain, vajza e Adem Hajdarit duartrokitet në Kuvend: Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë

Publikuar më: 19:13 12-09-2017

19 vjet pas vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdarit, sot në Kuvendin e Shqipërisë ka folur për herë të parë vajza e tij, Rudina Hajdari.

Mes emocionesh, Hajdari u shpreh se ndihet krenare që është vajza e Azem Hajdarit dhe shpreson që prezenca e saj në këtë Parlament të shërojë sadopak plagët e vjetra, ndërkohë që u duartrokit nga deputetët e pranishëm në sallë..

Ndërsa është ndalur edhe tek programi i qeverisë dhe prezantimi i ministrave, duke e quajtur gabim fatal shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, tha deputetja e PD, Rudina Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889