Sot në 16 prill kujtohet genocidi ndaj kosovarëve, ku shumë nga ta morrën rrugët. Pjesa më e madhe u prit nga shqiptarët dhe maqedonasit.
Gjatë luftës të viteve 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin.
Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Kukësi ishte një nga qytetet që strehoi më shumë kosovarë dhe për faktin e afërsisë gjeografike, ndaj çdo vit ata përkujtojnë Ditën e Eksodit.
Përmes fotove ju sjellim disa nga episodet rrëngjethëse...